09:42 / E Enjte, 06 Korrik 2023 / B O

Sekuestrohet një Jeep në Fushë Kosovë, dyshohet se iu falsifikua numri i shasisë

Islam Beqiri iu gëzua blerjes së xhipit Nissan Pajeros. Por, ende pa e bërë të vetin në pronësi të plotë, Islami u përball me një situatë jo fort të shpesht.

Xhipi i blerë dyshohet se ka numër të falsifikuar të shasisë

. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se për rastin janë njoftuar autokrimet.

Dyshohet se numri i shasisë është falsifikuar në kontrollin e atestit.

Sipas raportit të pranuar nga qendra e kontrollit teknik, është vërejtur se numri VIN ka një tegel të saldimit dhe dyshohet për falsifikim.

Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Me vendim të prokurorit vetura është sekuestruar deri në ekzaminimin e plotë./Indeksonline/