Ende pa u ndarë nga e dashura, Pete u fejua me Ariana Granden
Fejesa e Ariana Grande-s me yllin e show-t amerikan “Saturday Night Live”, aktorin Pete Devidson, ishte një ndër ngjarjet më të bujshme të disa ditëve më parë. Të gjithë pyetëm veten, kur u lidhën dhe kur u fejuan këta të dy?
Mirëpo si për çudinë e të gjithëve (ose jo dhe aq) Devidson nuk na qenka ndarë përfundimisht nga ish-e dashura, Cazzie David. Sipas burimeve të TMZ, Pete dhe
Cazzie ishin në një periudhë pauze, çka do të thotë se nuk i kishin dhënë fund përfundimisht lidhjes së tyre.
Çifti qëndruan bashkë për rreth 3 vitë dhe pastaj (nuk) u ndanë.
Pra, ajo “Dua pak kohë vetëm” rezultoi me të vërtetë sipas logjikës sonë: Ai ka dashur realisht të ndahej me të.