19:58 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Selimi: Bylbyl ky shekull or’ e ças ndrrohet…

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar për vazhdimin e mbajtjes në arrest të deputetëve dhe aktivistëve të kësaj Lëvizje.

Selmi tha se këta të fundit po mbahen në pranga sepse janë, Vetëvendosje, sepse duan Vetëvendosje, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu ai u shpreh i bindur se një ditë Albini dhe gjithë të tjerët do të lirohen.

Ky është postimi i plotë:

Albini e Donika, ashtu sikur Frashëri, Atdheu dhe Egzoni, po mbahen në pranga sepse janë VETËVENDOSJE, sepse duan VETËVENDOSJE!
Ata po i mban regjimi në pranga ashtu siç ky regjim po e mban peng Kosovën.

Një ditë Albini dhe të burgosurit tjerë do të lirohen.

“Bylbyl ky shekull or’ e ças ndrrohet..!”