14:31 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Selimi: Veturat s’janë as ndër tre ndotësit e ajrit, po dalim qesharak!

Sot po vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me ndotjen e ajrit në Kosovë.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se veturat nuk po dalin të jenë as ndër tre ndotësit më të mëdhenj të ajrit dhe masat e marra për ndalimin e veturave për qarkullim në Kryeqytet po i nxjerrin ata qesharak.

“Nuk i jap vetës të drejtë të flas si ekspert i ambientit, flas vetëm si qytetar që shoh ajrin e ndotur, sidomos ne Prishtine, Fushë Kosovë e Kastriot, jam informuar se veturat ndonëse mund te kenë vit të prodhimit jo sikur në vendet evropiane, nuk janë as ndër tre ndotesit më te mëdhenj ne Kosovë, mendoj se marrja e masave per ndalim te qarkullimit te veturave, na nxjerr qesharak,dhe pavarësisht se veturat janë ndotës të ajrit, nuk po dalin të jenë as ndër tre faktorët me te medhenje të kësaj ndotjeje” tha Selimi.

“Jam i bindur që pavarësisht dëshirës për të kontibuar në këtë çështje, kjo seancë nuk ka për të pastruar ajrin, as rezoluta nuk do ta pastrojë ajrin, shpresoj që përpiluesit të kenë njohuritë e nevojshme për përpilimin e kësaj rezolute” përfundoi Selimi në Kuvend.