07:43 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Senatori amerikan, John McCain vdesë në moshën 81-vjeçare

Senatori amerikan, John McCain, heroi i luftës në Vietman dhe ish-kandidat presidencial, ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

McCain vdiç mbrëmë i rrethuar nga familja e tij, gjithnjë sipas një njoftimi të lansuar nga zyra e tij, transmeton IndeksOnline.

Ai ishte diagnostifikuar me një kancer agreisv në tru në korrik të vitit 2017, dhe ka qenë duke marrë trajtim mjekësor deri më tani.

Familja e tij ka njoftuar se McCain, i cili u largua nga Washingtoni në dhjetor, ka vendosur që ta ndalë trajtimin mjekësor të premten.

Vajza e McCain, Meghan tka thënë se tani jeta e saj do të bazohet në babain e tij shembullor.

”Ditët dhe vitet që vijnë nuk do të jenë të njejta pa ty baba, por do të jenë ditë të mira, të mbushura me jetë dhe dashuri për shkak të shembullit që ai e jetoi për ne”, shkroi ajo një njoftim të postuar në Twitter./IndeksOnline/

Temat: