21:21 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Serbët besnikë të Vuçiqit nga Kosova, dilerë droge

Mediat e Serbisë kanë thënë se Zoran Millojeviqi, i njohur si Zela, është një nga përfituesit kryesorë të tregtisë më drogë në Serbi. I njohur si serb që vie nga Kosova, për afera kriminale në komunat veriore dhe jo vetëm, Zela kontrollon gjithçka lidhur me SNS dhe Listën Sprska.

Në Serbi pati filluar një proces gjyqësor kundër kryetarit të komunës së Knjazhevacit, Millan Gjokiq Kraka, biznesmenit kontravers Sokol Zhekoviqit dhe vëllait të tij, transmeton Indeksonline.

Që të tre dyshohet se janë kapur në flagrancë me posedim kokaine, në vlerë prej 300.000 eurosh.

Megjithëse qenë arrestuar, për shkak të ushtrimit të ndikimit, u liruan pas tri ditësh.

Redaksia e ekipit te gazetarëve hulumtues serbë Rikoshet është duke hetuar dhe ka dyshime se lirimi i tyre u bë për shkak të mitos që i dhanë prokurores Sonja Miliçeviq dhe Ivan Markoviqit, njeri shumë i fuqishëm dhe vendimmarrës për çështje të emërimeve nëpër gjykatat e Serbisë.

Megjithatë, Rikoshet e sheh këtë lidhje më të fortë dhe si më të thellë. Të arrestuarit për kokainë janë të lidhur me Zoran Millojeviqin – Zelën, serbin nga Kosova, i cili është njeri shumë i afërt i vëllait të Presidentit serb Aleksandar Vuçiqi, Andrejës.

Më tej Rikoshet shton, se e njëjta strukturë, së bashku me kriminelë të tjerë janë të përfshirë edhe në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.