16:32 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Serbët e prekur, puthin fotografinë e Ivanoviqit (Foto)

Vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviq në mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës ka prekur shumë serbët.

Kjo vrasje ka ngritur në këmbë të gjitha institucionet vendore dhe ato serbe, të cilat po kërkojnë zbardhjen e menjëhershme të kësaj vrasje.

Ekipi i Indeksonline po qëndron para selisë së partisë së Ivanoviqit, duke përcjell zhvillimet që po ndodhin në veri.

Para selisë është vendosur fotografia e Ivanoviq dhe janë ndezur qirinj për ta përkujtuar atë. Qytetarët serb po qëndrojnë aty dhe po e puthin fotografinë e të ndjerit. /Indeksonline/