14:06 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Serbët ndalojnë veturën në mes të rrugës, policia e vëzhgon nga larg (Foto)

Disa nga ministrat serb kanë paralajmëruar vizitë në Kosovë. Në agjendë ata kanë disa takime të ndara me përfaqësues të komunitetit të tyre.

Ekipi i Indeksonline ndodhet në Veri për të përcjell të gjitha zhvillimet që ndodhin në këtë pjesë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që t’i ndalojë ata nëse futen pa leje në Kosovë.

Një xhip i serbëve me ngjyrë të kuqe ka ndaluar në mes të rrugës afër manastririt në Banjskë aty ku njëri nga ministrat serb pritet të marr pjesë në një ngjarje.

Policia e Kosovës është informuar për këtë veturë por e njëjta po e vëzhgon nga larg dhe nuk po e bënë verifikimin e saj, ani pse afër saj ka qytetarë serbë./Indeksonline/