14:15 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Serbët shpalosin flamurin e çetnikëve, thërrasin “Kosova, zemra e Serbisë” (Foto)

Serbë të shumtë janë mbledhur në Gazimestan për të festuar Vidovdanin.

Pasi valuan flamurin serb dhe atë grek, qytetarët serbë  janë shfaqur me bluza ku shihet flamuri i çetnikëve, raporton Indeksonline.

Në këtë ceremoni morën pjesë rreth 500 pelegrinë serbë.

Para se të përfundonte ceremonia, serbët kanë shpalosur simbolet provokuese me thirrjet “Kosova, zemra e Serbisë”, “Serbia e Rusia, vëllazëri e përjetshme”, e po ashtu edhe bluzat ku shkruhet ” Kosova, toka e shenjtë e Serbisë”, “Ne nuk dorësohemi”, “Kosovën s`e japim”, etj./Indeksonline/