20:18 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Serbi i famshëm pëson dëmtim horror në Francë

Mbrojtësi i ST Etienne, Neven Subotic ka mbetur pa ndjenja gjatë ndeshjes së Kupës së Francës kundër Bordeaux.

Ai ka rënë në tokë i përgjakur dhe është dërguar menjëherë në spital me urgjencë, shkruan Indeksonline.

Mbrojtësi serb u godit nga portieri i skuadrës së tij.

Rezultati pas pjesës së parë është i barabartë ndërsa ende nuk ka ndonjë njoftim për gjendjen e futbollistit. /IndeksOnline/