11:12 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Serbia e “njeh” Kosovën

Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë do të transmetohet nga disa mediume të huaja.

Në mesin e tyre është edhe televizioni serb SportKlub që do ta përcjell ndeshjen drejtpërdrejt për shikuesit në Serbi.

Përveç tyre, kjo ndeshje do të transmetohet edhe në Arabi, Angli, Bullgari, Slloveni dhe Gjermani, transmeton Indeksonline.

Kjo paraqet rekord mbulimi të një ndeshje të Kosovës nga mediumet ndërkombëtare. /Indeksonline/