09:35 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Serbia pret në qershor hapjen e kapitujve të rinj me BE-në

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë se pret që në muajin qershor të hapen kapitujt e ri në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Kryeministrja serbe nënvizoi rëndësinë e përshpejtimit të hapjes së negociatave me BE-në, duke shtuar se Serbia është e gatshme që në qershor të hap kapituj të rinj.

Gjatë një takimi me ministren e punëve të jashtme të Austrisë, Karin Kneissl, Bërnabiq ndër tjerash shprehu edhe mirënjohjen e shtetit serb për mbështetjen e Austrisë.

Austria do ta marrë udhëheqjen e presidencës së BE-së në pjesën e dytë të vitit 2018.