10:06 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Serbia s’rri rehat, Vuçiq paralajmëron tërheqje të reja të njohjes së pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dhënë sot detaje për vizitën që kishte këto ditë në Francë dhe takimet që ka zhvilluar me personalitetet e ndryshme atje.

Vuçiq ka bërë të ditur se është takuar me politikanë nga Afrika, Azia, Australia dhe Oqeania, me të cilët nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen e Kosovës, shkruan “Novosti”, transmeton Indeksonline.

Raportohet se Vuçiq u ka thënë atyre që pret se në të ardhmen të ketë ende tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Para së gjithash është me rëndësi që së pari t’i mbajmë fuqimisht aleatët tanë , njerëzit që deri më tash kanë qenë në anën tonë. Besoj se do t’ia dalim”, ka theksuar Vuçiq.

Kujtojmë se Vuçiq ishte i vetmi lider i Ballkanit Perëndimor që mori pjesë në samitin e Parisit lidhur me ndryshimet klimatike. /Indeksonline/