Serena Williams tërhiqet nga Rogers Cup për arsye personale
Serena Williams është tërhequr nga java e ardhshme për Rogers Cup në Kanadë për arsye personale, shkruan IndeksOnline.
23 herë fituesja e Grand Slam është mposhtur me rezultat, 2-0, në sete, 6-1, 6-0 nga Johanna Konta së fundmi në ”Valley Classic” – humbja më e thellë në karrierë.
”Ne jemi të zhgënjyer që Serena nuk do të na bashkohet ne”, tha drejtori i turneut, Eugene Lapierrre.
”Tiozët mezi prisnin që ta shihnin atë në aksion”.
Gjermanja, Tatjana Maria tani do ta zë vendin e Williams, ku do të përballet me francezen, Alize Cornet në raudin e parë./IndeksOnline/