15:48 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Sergio Ramos prezanton “fiqën” personale (Video)

Sergio Ramos ndau në profilin e tij në Instagram makinën e tij të re, një “Fiat 600” i kuq, i “personalizuar” me inicialet e emrit të tij, SR4, me të cilën shkoi këtë të enjte në stërvitje, në “Valdebebas”.

Ky mjet i është dhënë kapitenit të “Los Blancos” nga vëllai i tij, René, për ditëlindjen. Më 30 mars, mbrojtësi i Real Madridit do të mbushë 31 vjeç.

“Makinat klasike kurrë nuk vdesin”, – shkroi Sergio për të falënderuar vëllain René.