20:26 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

S’është kërkah Arsenali, 5 ndeshje pa fitore

Arsenali u mposht nga Leicester në udhëtim me rezultat të pastër 2:0.

Golat për vendasit i realizoi i disponuari për ndeshje Vardy dhe Maddison.

Vardy së fundmi u shpall lojtari më i mirë i muajit tetor në Premierligë.

Për Arsenalin, kjo është ndeshja e pestë që nuk ka fitore, ndërsa këndelljen do ta kërkojë tek në javën tjetër.

Momentalisht, Arsenali gjendet në pozitën e gjashtë me 17 pikë, 14 më pak se lideri Liverpool, i cili e ka një ndeshje më pak./Indeksonline/