09:37 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sevilla gati t’i jap “goditjen” e madhe Milanit

Sevilla janë të gatshëm të paguajnë kartonin e Andre Silvas pas një starti shumë të mirë të sezonit.

Sulmuesi portugez është huazim me të drejtë blerje nga Milani te skuadra andaluziane, shkruan indeksonline.

Huazimi ka kushtuar 3 milionë euro dhe skuadra spanjolle mund të përdor të drejtën për ta blerë për 35 milionë euro tjera.

Ata do të paguajnë nga 8.750 milionë euro në katër vitet e ardhshme.

Silva nuk arriti të gjejë vetën në Milan për një sezon ndërsa po shkëlqen në javët e para te Sevilla. /IndeksOnline/