08:24 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Sevilla triumfon ndaj Liverpoolit me një lojtar më pak

Sevilla e ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 2-1 në ndeshjen miqësore parasezonale që u zhvillua pas mesnate në SHBA.

Kampionët e Evropës nuk arritën të fitojnë edhe pse për 15 minuta ishin me një lojtar më shumë.

Sevilla kaloi e para në epërsi me golin e Nolito në minutën e 37-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e barazoi heroi i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, Origi dy minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Në minutën e 76-të Sevilla mbeti me një lojtar më pak pasi Gnagnon u ndëshkua me të kuq.

Por ky disavantazh numerik nuk i pengoi spanjollët të shënojnë fitore. Golin e dytë për ta e realizoi Pozo në fund të ndeshjes. /IndeksOnline/