18:01 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

S’gabon Barça, fiton ndaj Getafes

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Getafes me rezultat të ngusht 2:1.

Griezmann dhe Sergi Roberto realizuan për vendasit në pjesën e parë, ndërsa Angel shënoi për mysafirët për ta ngushtuar epërsinë.

Me këtë fitore, Barcelona barazohet me pikë me Realin me 52, por madrilenët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Getafe në anën tjetër është menjëherë e treta me 10 pikë më pak, 42./Indeksonline/