Shabani nuk po ndalet së shënuari gola por vazhdon ta refuzojë Kosovën
Sulmuesi shqiptar Meritan Shabani vazhdon formën e mirë me Wolverhamptonin U23.
Në ndeshjen kundër Newcastle U23, ish sulmuesi i Bayernit realizoi gol, shkruan Indeksonline.
Ky ishte goli i dytë në tri ndeshjet e fundit për Shabanin në Prermier League 2.
21 vjeçari ende nuk ka pranuar të përfaqësojë Kosovën, ndonëse disa herë është kontaktuar nga zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Pas lëndimit serioz të Raul Jimenez, trajneri Nuno Espirito Santo mund ta ftojë Shabanin për ndeshjet e Premier Ligës.
Në shtator të këtij viti, ai ka qenë në bankë rezervë kundër West Ham United por ende nuk ka debutuar në elitën e futbollit anglez.
/Indeksonline/