Shaqa ua “ftofë” në stërvitje të gjithëve, e mahnitë edhe Jurgen Kloppin (Video)
Xherdan Shaqiri ka mahnitur në stërvitjet e Liverpoolit në provat e para si futbollist i kësaj skuadre. Në stërvitjet e fundit, Klopp për 2 orë me radhë provoi aftësitë e goditjeve të lira nga distanca.
Ishte Shaqiri ai që doli më i suksesshmi duke e mahnitur trajnerin gjerman.
Për këtë, Klopp ia dha një shkelëm nga prapa, kuptohet nga “dashnia”.
Shaqiri pritet të debutoi sot për skuadrën angleze në përballjen që zhvillohet në Amerikë, ndaj Manchester United. Kjo ndeshje fillon në orën 23:05 me kohën tonë lokale./Indeksonline/