Shaqiri: Ja çfarë më tha Klopp para se të hyja në fushë
Shaqiri ka zbuluar se si Jurgen Klopp e frymëzoi para në ndeshjën ndaj Cardiff, duke i thënë ta shijonte lojën e tij.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova shënoi golin e tretë në fitoren 4-1 ndaj Cardiffit.
Shaqiri tha se si Klopp e frymëzoi atë me fjalët e tij gjersa po bëhej gati të hyj në fushë në vend të Llallanas.
“Jam shumë i kënaqur që shënova, unë isha duke pritur që disa lojë për këtë” tha ai.
“Unë jam krenar për të shënuar golin tim të parë këtu para tifozëve dhe shpresoj se mund ta vazhdoj ta bëj këtë. Menaxheri më tha të shkoj dhe ta shijoj lojën, për të ndihmuar ekipin, dhe ta luaj lojën time”.
“Është fillimi i sezonit, kështu që ne duhet të vazhdojmë kështu, nëse luajm kështu do të kemi një vit të suksesshëm” ,deklaroi Shaqiri. /IndeksOnline/
Shaqiri’s first goal for the Reds! Brilliant pass from Mo! pic.twitter.com/Q1YarR3O8g
— Nick Romero (@Lasers_47) October 27, 2018