14:01 / E Premte, 29 Qershor 2018

«Shaqiri nuk është Neymar – i tregojmë ne Zvicrës të martën»

Ludvig Holmberg, kolumnist në gazetën suedeze “Expressen”, shkruan ekskluzivisht për LOOK në lidhje me kundërshtarët e Suedisë, Zvcirën.

Ky është shkrimi i Holmberg, përcjell IndeksOnline:

Është shumë mirë të jetë e vërtetë. Suedia është në gjashtëmbëdhjetëshen e fundit dhe takon atje …. Zvicrën. Zvicrën! A po ëndërrojmë?

Ne nuk duam të mos tregojmë respekt, ne e dimë se zviceranët kanë një ekip të mirë në këtë Botëror. Por Zvicra nuk është Brazil. Xherdan Shaqiri nuk është Neymar, Blerim Dzemaili nuk është Coutinho dhe Manuel Akanji nuk është Thiago Silva. Ne me të vërtetë besojmë se Zvicra është një ekip që duhet të mundim. Nga këndvështrimi ynë, ne jemi favorit.

Tutje ai vazhdon:

Vitet e fundit në futbollin suedez kanë qenë të çuditshme, kur Zlatan Ibrahimoviç dha dorëheqjen dhe Janne Andersson mori përsipër punën në kombëtare. Ne kemi pasur probleme edhe me Ibrahimovic, si mund t’ia bëjmë pa të?

Por diçka ndodhi. Janne Andersson, ky trajner tipik suedez i cili ka qenë gjithmonë në ligën suedeze, ka krijuar një frymë ekipore që kurrë nuk e kemi parë më parë. Lojtarët si Ola Toivonen dhe Sebastian Larsson,me të cilët ne bënim shaka në të kaluarën, papritmas luajnë si gjigantë. Marcus Berg poashtu. Andreas Granqvist është në mbrojtje si dikur Franz Beckenbauer. Është magjike!

Dhe po, ne mundëm Francën në kualifikime, eliminuam Italinë në barazh dhe tani kemi fituar edhe grupin e vdekjes në Kupën e Botës. Ende nuk e dimë se si ndodhi gjithçka. Por tani jemi plot besim. Tani mund ta rrahim çdo ekip.

Kur ishte e qartë se ne do të luajm kundër Zvicrës në raundin e 16, ne qeshnim. Sepse kemi supozuar se duhet të laujmë kundër Brazilit. Dhe sinqerisht, ne ishim të bindur se e kishim rrahur edhe Brazilin. Ne jemi kaq të çmendur tani. Sepse tani e dimë: jemi më mirë pa Zlatan. Ne do t’ju tregojmë të martën e ardhshme. /IndeksOnline/

Mos i humb