14:44 / E Enjte, 25 Tetor 2018

Shaqiri qartëson gjërat: S’kam frikë, më keni edhe në Beograd

Pas ndeshjës së mbrëmshme ndaj skuadrës serbe Crvena Zvezda, Xherdan Shaqiri ka konfirmuar se do të luaj edhe në ndeshjën kthyese në Beograd, duke theksuar se nuk ka frikë dhe se kjo ndeshje s’ka të bëjë asgjë me politikën.

Liverpool mposhti Crvena Zvezden me rezultat 4-0, ku Shaqiri pati një paraqitje të jashtëzakonshme duke kontribuar edhe me një asistim.

Të dy skuadrat do të përballen sërish pas disa javësh, kësaj radhe në Beograd. Pas ndeshjës Shaqiri tha se do shkoj atje të luaj futboll dhe se asgjë tjetër nuk i intereson.

“Unë po shkoj atje për të luajtur futboll dhe nuk ka të bëjë fare me politikën”

“Nuk kam frikë. Unë kam parë disa artikuj në lidhje me këtë temë. Një lojtar ka thënë diçka në lidhje me këtë, por më të vërtetë mua nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit”, u shpreh Shaqiri.

“Unë po shkoj atje për të luajtur futboll dhe nuk ka të bëjë fare me politikën. Asgjë tjetër nuk më intereson, unë po shkoj atje për ndeshje futbolli. Më ka ndodhur edhe në Kupën e Botës, por nuk paraqet asnjë problem”. /IndeksOnline/