08:01 / E Mërkurë, 17 Janar 2024 / Gj. Sh

Shaqiri takohet me legjendën e Argjentinës, merr dhuratë një fanellë të River Plates

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri takoi një legjendë të futbollit gjatë ditës së djeshme.

Shaqiri shkoi në Millonario, aty ku River Plate është duke i zhvilluar ndeshjet para-sezonale dhe takoi Martin Demichelis, shkruan Indeksonline

Demichelis momentalisht është trajner te skuadra e River Plates dhe ai ia dhuroi një fanellë të klubit argjentinas futbollistit kosovar.

43-vjeçari luajti për shumë klube, duke përfshi Bayern Munich dhe Manchester Cityn./Indeksonline/