18:42 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

SHBA, 50 vetura përfshihen në përplasje si shkak i ngricave

Një përplasje e madhe që përfshinte 50 automjete në autostradën 80 në Iowa, la një person të plagosur rëndë.

Policia është ende duke mbledhur informacione nga të gjitha makinat e përfshira në aksident.

Rrugët ishin të akullta në kohën e aksidentit, sipas CNN.

Rrugët magjistrale u bllokuan për orë të tëra për shkak të aksidentit, ndërsa bora vazhdon ende. /IndeksOnline