13:34 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Shefi i Bayernit e tregon të vërtetën për kalimin e Lewas te Reali

Kreu i Bayern Munichut Karl-Heinz Rummenigge i ka mohuar të gjitha shkrimet në media ku thuhet se Bayern është në bisedime me Real Madridin për shitjen e Lewandowskit. Sipas Rummenigges, Bayern e Real asnjëherë nuk e kanë diskutuar këtë mundësi.

“Robert është plotësisht besnik ndaj Bayernit. Kush i shpërndan thashëthemet ne nuk e dimë, por nuk ka rëndësi. Ne jemi ulur dy herë në drekë me zyrtarët e Realit, por asnjëherë nuk është folur për kalimin e Lewas. Jemi shumë të qetë, kemi kontrata me lojtarët të cilat do të respektohen” ka thënë Rummenigge./Indeksonline/