12:27 / E Diele, 19 Dhjetor 2021 / MSH

Shefi i Dortmund: Haaland dëshira e madhe e Real Madrid, LaLiga i përshtatet më shumë

Erling Haaland është një nga lojtarët më të kërkuar. Sulmuesit në verë i aktivizohet klauzola që e lejon të largohet për 75 milion euro.

Kjo shifër është më e ulët se vlera e tij e treguat dhe janë disa klube që duan të përfitojnë. Sigurisht ato duhet të paguajnë komisione dhe një pagë të lartë për Haaland.

Në lidhje me të ardhmen e sulmuesit norvegjez ka folur edhe CEO i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke. Për “Bild” ai ka deklaruar:

“E di që të gjitha klubet kryesore europiane e duan atë, veçanërisht Real Madrid. Interesimi i madh i Real Madrid është konfirmuar.

Mendoj se liga spanjolle do t’i përshtatej më mirë se Premier League atij. Gjithsesi ne shpresojmë që ai të qëndrojë te Borussia”.