09:28 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Shefi i policisë serbe: Po mbledhim prova për vrasjen e Ivanoviqit

Autoritet e rendit në Serbi janë angazhuar për të mbledhur informata dhe prova rreth vrasjes së liderit të serbëve në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq.

Shefi i policisë serbe, Vladimir Rebiq u ka thënë mediave se të gjitha burimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë angazhuar në mbledhjen e informatave dhe provave që do të qojnë tek kryesit dhe udhëheqësit kryesor të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe, ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanovniq, transmeton Indeksonline.

Rebiq ka thënë se autoritetet serbe ende nuk kanë marrë përgjigje nga EULEX-i dhe UNMIK-u për kërkesat e përsëritura të përfshirjes së tyre në hetimin e vrasjes./Indeksonline/