17:39 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shefi i Spitalit në veri ankohet tek Vuçiqi: Jemi në prag të një katastrofe

Shefi i Qendrës Klinike dhe Spitalore në veriun e Mitrovicës, Milan Ivanoviç, është deklaruar pas takimit që kishte ai dhe Lista Srpska me presidentin serb Aleksander Vuçiq.

Ata kanë diskutuar rreth situatës së krijuar pas vendosjes së taksës prej 100 për qind nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ivanoviq ka thënë se ka elemente që një situatë e tillë mund të shndërrohet në një krizë humanitare dhe katastrofë.

Ndërsa, sa i përket gjendjes së furnizimi me barna mjekësore, Ivanoviq, ka thënë se për momentin situata është e qëndrueshme.

“Kemi rezerva, por furnizimet me oksigjen ende nuk janë stabilizuar”, ka thënë Ivanoviq.

Ai ka treguar se asnjë prej organizatave botërore si Mjekët pa Kufijë apo OBSH, nuk kanë reaguar karshi situatës dhe vështirësive që po përballen.
Ndër të tjera ai është shprehur i kënaqur që serbët janë unik në këtë çështje dhe protestën kundër taksës.