09:25 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shefi i UFC-s: McGregor kërkoi revansh të menjëhershëm ndaj Khabib

Dueli mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov ishte ndër më të interesantët në historinë e UFC.

Në fundjavë, në Las Vegas, Khabib regjistroi fitore të rëndësishme në kuadër të kategorisë për peshat e lehta.

Pas duelit, u krijua një kaos i vërtetë, ku Khabib u përlesh me ekipin e McGregor, e ky i fundit u sulmua nga ekipi i Khabib, transmeton IndeksOnline.

Tani, shefi i UFC, Dana White ka konfirmuar se McGregor kishte kërkuar nga ai për një revansh.

”Conor McGregor më telefonoi mua menjëherë dhe kërkonte një revansh të menjëhershëm”, tha White mbrëmë./IndeksOnline/