22:56 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shefki Kuqi dhuroi spektakël me festimin e tij edhe në “Fadil Vokrri”

Ish-futbollisti i njohur shqiptar Shefki Kuqi sic duket nuk ka harruar festimin e vecantë të golave që bënte dikur.

Kuqi ishte pjesë e ekipit të Milot Rashicës në përballje ndaj ekipit të Xhakes, ndeshje e cila kishte karakter humanitar dhe u zhvillua për nder të 20-vjetorit të clirimit të Prishtinës.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 4:4.

Shefki Kuqi ishte njëri nga realizatorët e shumtë duke shënuar golin e barazimit për rezultatin 2:2, ndërsa pas golit dhuroi “show” me festimin e tij tradicional duke u hedhur me gjoks. /IndeksOnline/