08:56 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shega e ngrirë i merr jetën gruas në Australi

Një grua në Australi ka humbur jetën pasi ka marrë hepatitin A nga një shegë e ngrirë.

64 vjeçarja ka vdekur në një rast “të rrallë dhe tragjik”, është vlerësuar nga autoritetet shtetërore. Për këtë produkt ishte lëshuar një paralajmërim në muajin prill, deri më tani dyshohet se ka shkaktuar 24 raste të hepatitit në gjithë vendin.

Australianët janë këshilluar që t’i kontrollojnë produktet e ngrira të pemëve.

Vdekja e gruas deri më tani është rasti i vetëm tragjik, shumica e rasteve të tjera kanë arritur që të shërohen plotësisht dhe nuk priten raste të reja, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

Hepatiti A sulmon mëlçinë, transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale ose duke prekur produkte apo objekte të kontaminuara.

Temat: