12:53 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shembën dy ndërtesa në Francë, ka të lënduar

Dy ndërtesa janë shembur në qytetin francez Marseille duke i lënë dy persona deri më tani të lënduar.

Kryetari i qytetit, Sabine Bernasconi se punëtorët emergjentë janë duke kërkuar nën gërmadha nëse ka ndonjë viktimë, transmeton Indeksonline.

Sipas raportimeve të mediave franceze thuhet se edhe një ndërtesë e tretë që ishte afër, ka qenë pranë shembjes.

Ndërtesat ndodhen pranë portit të vjetër të qytetit. Policia dhe zjarrëfikësit kanë kërkuar nga qytetarët që të i shmangën kësaj zone. /Indeksonline/