75 Mall Live Search
21:18 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shërbëtorja e Trump zbulohet të jetë emigrante pa letra

Një grua që ka punuar me vite si shërbëtore në klubin e golfit të Presidentit Trump, në New Jersey, është një emigrante pa dokumente, njoftoi New York Times të enjten.

NYT profilizoi Victorina Morales, e cila thuhet se e kaloi kufirin ilegalisht në vitin 1999 dhe ishte punësuar në Bedminster Golf Club të Trump në vitin 2013. Ajo tha për gazetën se kishte përdorur letra imigrimi “të rrejshme” për të siguruar punësim.

Times raporton se Morales “ka rregulluar shtratin e Trump, pastruar tualetin e tij dhe fshinte trofetë e tij të golfit” gjatë kohës që punonte në Bedminster.

Trump ka vizituar klubin e tij të golfit Bedminster në shumë raste që nga marrja e detyrës. Prona ka pritur zyrtarët e Kabinetit të Trump dhe U.S Women’s Open 2017.

Morales i tha gazetës se dy mbikëqyrësit e Bedminster ishin në dijeni të statusit të saj të imigracionit dhe e ndihmuan të mbante punën e saj, shkruan IndeksOnline. Nuk ka asnjë indikacion se Trump ose drejtuesit në Organizatën Trump, e cila zotëron pronën, e dinte statusin e saj.

Organizata Trump tha në një deklaratë të lëshuar në The Hill se “nëse një punonjës ka dorëzuar dokumente të rreme në një përpjekje për të anashkaluar ligjin, ato do të ndërpriten menjëherë”. Deklarata nuk ka komentuar drejtpërsëdrejti rastin e Morales.

Zbulimi vjen pasi administrata Trump është në agresion ndaj emigracionit të paligjshëm, një nga shenjat dalluese të axhendës së presidentit. Trump vetë ka përdorur në mënyrë të përsëritur një retorikë të ashpër në përshkrimin e emigrantëve.

Ai filloi fushatën e tij presidenciale në 2015 duke përshkruar disa emigrantë meksikan si “përdhunues” dhe “kriminelë”, dhe ka përshkruar kohët e fundit një grup emigrantësh të Amerikës Qendrore që kërkojnë azil si “pushtues” dhe “banditë”. Shumica e atyre emigrantëve bien nga Guatemala, El Salvador dhe Honduras.

Times raportoi se Morales dhe një tjetër grua pa dokumenta që kishin punuar më parë në klubin e golfit iu afruan gazetës me historinë e tyre. Morales pranoi se mund të pushohej nga puna ose të deportohej duke bërë këtë gjë.

Ajo i tha Times se ajo ishte shqetësuar nga retorika e Trump dhe poashtu tha që ishte subjekt i abuzimit verbal nga një mbikëqyrës.

“Ne jemi të lodhur nga abuzimi, fyerjet, mënyra se si ai flet, kur ai e di se ne jemi këtu duke i ndihmuar atij të fitojë para,” i tha ajo gazetës. “Ne e bëjmë djersën për të ndjekur çdo nevojë të tij dhe duhet të durojmë poshtërsitë e tij”. /IndeksOnline/