16:35 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Askush nuk e dëshiron Mercedesin e Donald Trump

Një tregtar makinash gjermane ofron një Mercedes 560 SL cabrio, e cila dikur i përkiste Presidentit aktual të SHBA, Donald Trump.

“Asnjë Mercedes nuk dua ta shoh tani në Fifth Avenue në New York” kishte thënë Trump në prill të këtij viti.

Por 30 vjet më parë, Trump nuk brengosej aq shumë për industrinë amerikane të makinave. Me 15 korrik 1987 ai bleu një Mercedes 560 SL për 60,000 dollarë. Jo për vete, por për gruan e atëhershme Ivana – gjoja si një dhuratë për krishtlindje.

Por gjashtë vite më vonë – 1 vit pas divorcit, ajo la Mercedesin me 231 kuajfuqi dhe vetëm 18,000 kilometra të kalara. Shumicën e kohës, makina me targa “Ivana 1” ishte në një park të makinave nëntokësore në Palm Beach, Florida.

Askush nuk është i gatshëm të paguajë çmim të lartë për Mercdeslin 560 SL të presidentit amerikan, vlera e të cilit vlerësohet 70,000 euro. /IndeksOnline/