17:06 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Sherifi kërkon amnisti për deputetët që hodhën gaz lotsjellës

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka reaguar lidhur me vendimin e e Gjykatës për dënimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sherifi ka thënë se aktgjykimi i sotëm është paralajmërim se edhe rastet tjera ku janë të akuzuar deputetët tjerë kështu do të përfundojnë, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Duke i shpallur fajtor deputetët që hodhën gaz lotësjellës në Kuvendin e Kosovës, Gjykata e bëri atë që është pritur prej saj. Aktgjykimi i sotëm është paralajmërim se edhe rastet tjera ku janë të akuzuar dputetët tjerë kështu do të përfundojnë!
Tani ne deputetët duhet ta bëjmë atë që pritet nga ne. Nismën e filluar muajin e kaluar për miratimin e Ligjit për Amnisti për deputetët të cilët kanë hedhur gaz lotësjellës në Kuvend ta përfundojmë duke e miratuar atë sa më parë. Ftoj kolegët nga të gjitha partitë si dhe shoqërinë civile që ta mbështesin këtë nismë.
Vetëm kështu do t‘ju hiqej mundësia për të abuzuar me ligjin atyre që janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë sa herë që u jepet rasti!