18:55 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Sherifi: Miqësia me diktatorët nuk ekziston

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se miqësia me diktatorët nuk ekziston.

Ai ka shtuar se raportet me një diktator mbështeten vetëm në qasjen që e përcakton diktati: kriter të vetëm kanë lojalitetin e pa kusht dhe të vazhdueshëm vetëm ndaj diktatorit, transmeton Indeksonline.

Këto komente Sherifi I ka bërë pas zhvillimeve të fundit në mes Kosovës dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Postimi i plotë:

Miqësia me diktatorët nuk ekziston!

Raporti me diktatorin nuk është raport i bazuar në vlera të përbashkëta të cilat zakonisht i bashkojnë udhëheqësit e vendeve dhe shoqërive demokratike!

Raportet e mira me një diktator mbështeten vetëm në qasjen që e përcakton diktati: kriter të vetëm kanë lojalitetin e pa kusht dhe të vazhdueshëm vetëm ndaj diktatorit.

Pa marrë parasysh se sa shërbime mund t’i kryhen, “miqësia” me diktatorin përfundon në momentit e parë që refuzohet t’i shërbehet dhe të plotësohen kërkesat e tij!

Sado e panatyrshme të duket, kjo është natyra e vërtetë e “miqësisë” me diktatorin!

E vetmja rrugë për të dalë nga spiralja e raporteve të tilla disimetrike është që të mos i shërbehet kurrë diktatorëve! Rrugë tjetër nuk ka!