21:32 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Sherifi: Nuk jemi kundër që Thaçi të udhëheq formalisht dialogun

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismasocialdemokrate, Bilall Sherifi ka theksuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mund të nënshkruante marrëveshjet e arritura në mes Prishtinës dhe Beogradit si akt formal.

Ai në emisionin “Debat Plus” ka thënë se shefi i shtetit mund të mbetet si pjesë e bisedimeve që pritet të rinisin në mes të dyja shteteve.

“Qeveritë e të dyjave vendeve së bashku me partnerët ndërkombëtarë duhet të arrijnë një marrëveshje. Le të bien dakord për një marrëveshje. Ne jemi të gatshëm dhe pranojmë që presidenti ta nënshkruajmë marrëveshjen si akt formal. Madje le ta ruan ekskluzivitetin e hapjes dhe mbylljes së bisedimeve”, ka shtuar Sherifi.