17:20 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Sherifi rikonfirmon votën e deputetëve të Nismës për demarkacionin

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka rikonfirmuar votën e deputetëve të Nismës për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Sherifi në seancën e sotme plenare ka thënë që është e drejtë e secilit deputetë qe të votojë qyshdo që është i bindur.

I pari i deputetëve të Nismës ka thënë se demarkacioni ka polarizuar keq skenën politike në ;Kosovë.

“Sot jemi mbledhur për të diskutuar dhe besoj edhe për të votuar një nga cështjet që më së shumti ka ngjallur debat në vitet e fundit dhe më së shumti ka polarizuar shoqërinë jo vetëm në Kosovë, por edhe në nivel të kombit. Për këtë çështje është debatuar mjaftueshëm jo vetëm në Kuvend, por erdhe në të gjitha studio televizivë dhe kudo tjetër. Është drejtë e secilit deputet qyshdo që është i bindur se është i drejtë. Nisma, deputetët e saj do të votojnë pro këtij ligji në mënyre që përfundimisht t’i japim epilog kësaj çështje”, ka thënë Sherifi në seancën e sotme plenare.