15:32 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / k.v

Sherifi thotë se një auditor i jashtëm do ta zbardhte të vërtetën për 53 milionët

Shefi i Grupit Parlamentar te NISMA’s, Bilall Sherifi sot gjatë interpelancës së Kryeministrit Haradinaj lidhur me vendimin e Qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel&Enka tha se keqmenaxhimi ka filluar shumë më herët.

Sherifi në emër të Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate ka propozuar që të angazhohet një auditor i jashtëm në mënyrë që të dal në pah e vërteta.

“Një auditim profesional mund të nxjerrë shkaqet se si filloi, si përfundoi dhe si erdhi deri këtu, sepse gjitha mund të gjinden në kontratën që ekziston. Kontrata është rreth 600 milionë, pra 10% e shumës që është vendosur t’i paguhet kompanisë kontraktuese”, tha ndër të tjera Sherifi.

Ai tutje tha se nga vet ministrat u konfirmua se nuk kishte problem pjesa profesionale, por kishte zvarritje nga qeveria e kaluar, që solli deri të penalltia nga Bechtel&Enka qe i kushtoi plot 53 milionë euro buxhetit të Kosovës.

Sherifi shtoi se askush nuk po e konteston faktin se problemi vjen nga qeveria e kaluar, por kontestet vijnë kur vjen çështja e mënyrës se si është trajtuar kjo çështje nga qeveria e kaluar dhe qeveria e tanishme se si erdhi tek shuma./Indeksonline/

Temat: