13:01 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Sherr brenda pozitës në Shqipëri, Majko përplas karrigen dhe ikën nga votimi

Duhet të ishte një seancë e qetë dhe pa kokëçarje për maxhorancën kjo e sotmja kur opozita kishte paralajmëruar bojkoton, por nuk ka rezultuar e tillë deri në fund. Debati brenda shumicës ka nisur gjatë procesit të votimit të ligjit për diasporën. Shkak është bërë një amendament i bërë nga Adnor Shameti për rregullimin e një neni dhe që u mbështet nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, por që ka hasur në kundërshtimet e grupit parlamentar.

Fillimisht Mimi Kodheli e më pas Taulant Balla kanë kundërshtuar amendamentin me argumentin se nuk kishte ardhur në kohë, duke kërkuar që të rrëzohet. Në votim 74 vota kanë qenë pro ligjit të ardhur nga qeveria dhe 1 votë kundër.

Rrëzimi i amendamentit ka nxehur ministrin Majko, i cili, ka përplasur karrigen dhe është larguar nga Kuvendi.

VOTIMET

Raportimi në Kuvend i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale për veprimtarinë e vitit 2017 – 75 vota pro.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.9867, datë 31.1.2008, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, të ndryshuar- 75 vota pro.

Projektligji “Për diasporën”- 74 pro, 1 kundër.

Projektligji “Për statistikat zyrtare”- 75 pro.

Projektligji “Për ratifikimin e protokollit shtesë 5 të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore”- 75 pro.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës dhe Komisionit Evropian, për programin Interreg VB Mesdhe (MED), 2014-2020”- 75 pro.

Projektvendimi “Për një ndryshim në strukturën e Autoritetit të Konkurencës”- 75 pro.

Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”- Robert Gajda 72 pro, 2 kundwr 1 abstenim

Për votim: Projektvendim “Për miratimin e Kodit tw Sjelljes sw Deputetwve” 75 vota pro.