21:05 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Sherr në Itali: Xhemaili e “ha” një grusht nga tifozi i Bolognas

Ultrasit e Bolognas kanë sulmuar fizikisht mesfushorin Blerim Xhemaili.

Siç shkruajnë mediat italiane, mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën ishte ndalur me makinën e tij për t’iu dhënë autografe tifozëve, transmeton IndeksOnline.

Kur situata u përkeqësua, ai kërkoi nga tifozët që të qetësohet gjithçka dhe mos të bëhet agresive.

Një prej tifozëve thuhet se ka goditur me grusht Xhemailin i cili u largua pastaj me makinën e tij.

Klubi italian njoftoi policinë, por kur ata erdhën sulmuesi ishte larguar./IndeksOnline/