14:48 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Shesheli dënohet me 10 vjet burgim

Dhoma e Apelit e Mekanizmit të Tribunalit të Hagës ka dënuar Vojislav Sheshelin me 10 vjet burgim dhe kjo gjykatë arriti në përfundim se dënimi i tij ishte shërbyer gjatë paraburgimit që nga vitit 2003.
Sheshel akuzohet se ka kryer krime kundër joserbëve në Kroaci, në rajonin serb të Vojvodinës dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, gjatë luftërave në Ballkan, që çuan në shpërbërjen e Yugosllavisë në vitet e 90-a. Në këto luftëra u vranë afro 130 mijë njerëz.

Sheshel akuzohet po ashtu për persektuim në bazë të prirjeve politike, fetare dhe racore, për deportim, vrasje dhe torturë.

Shesh, 63-vjeç, i ka mohuar këto akuzat.

Ai kishte refuzuar që të marrë pjesë në seancën dëgjimore në Tribunalin e Hagës në dhjetor të vitit të kaluar.