75 Mall Live Search
12:30 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Shevchenko: Gattuso ndryshoi fytyrën e Milanit

Andry Shevchenko ka përkrahur punën e Gennaro Gattusos te ekipi i Milanit.

Kuqezinjtë janë rikthyer në formë, e krejt kjo për shkak të ndikimit të trajnerit italian, transmeton IndeksOnline.

Këtë e thotë edhe legjenda e Milanit dhe Chelseat, Andry Shevchenko.

“Rino ndryshoi fytyrën e Milanit. Ai u dha atyre identitetin që kanë pasur dikur. Ai dëshiron që lojtarët e tij të jenë agresiv dhe konkurrues, ashtu siç ishte vet dikur. Rino nuk ka frikë nga asgjë, dhe po përfiton nga kjo. Shpresoj se Milano do të kualifikohet në Europë sezonin e ardhshëm”, ka thënë trajneri i Ukrainës.

Sheva dhe Gattuso kanë luajtur së bashku në mes të sezoneve 1999 dhe 2006.

Në 26 xhiro në Serie A, skuadra e Milanit ka grumbulluar plotë 44 pikë dhe gjendet në pozitën e shtatë./IndeksOnline/