18:30 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Shfaqet Isa Mustafa, i kthehet aktiviteteve partiake

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas rikthimit nga Gjermania, ku ishte i shtrirë në Spital, është rikthyer në Prishtinë para disa javësh.

Mirëpo, pas shumë kohësh, Mustafa i është rikthyer aktivitetet politike.

Indeksonline mëson se ish-kryeministri ka qenë i pranishëm në mbledhjen e pasdites së kryesisë së LDK-së.

Burime tona tregojnë se shefi i partisë më të madhe opozitare ka udhëhequr takimin me figurat kryesore të subjektit të cilin e udhëheq ai.

Ndryshe, i kontaktuar nga IndeksOnline, sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se për këtë takim LDK-ja pas pak do të dalë me një komunikatë, për të sqaruar se çfarë është diskutuar në këtë mbledhje.