14:22 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shfaqja për fëmijë “Youtuber-i sekret”, vjen premierë këtë javë

Një shfaqje për fëmijë është bërë gati për t’u ngjitur në skenë.

“Youtuber-i sekret”, me koncept dhe regji nga Bekim Korça është një shfaqje e bazuar në tregimet e Kevin Klinggut dhe vjen ekskluzivisht si pjesë e Teatrit Magjik të Fëmijëve të Teatrit të Gjilanit. 

Mbi teknologjinë, sherret, shkollën, detyrat, punën ekipore dhe testet. Një arsimtar, një klasë, një test dhe disa super nxënës.

Shfaqja vjen premierë më 23 nëntor në orën 12:00, mosha +6 vjet. Biletat për të gjitha shfaqjet e fëmijëve janë vetëm 1 euro.