10:49 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Shfuqizimi i Speciales, Kuvendi ia gjuan topin Qeverisë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale të shkojë në Qeverinë e Kosovës.

Këtë gjë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Sipas tij tashmë i mbetet Qeverisë së Kosovës të vendosë se çfarë mendon për Gjykatën Speciale, pra nuk ka të bëjë më me Kuvendin e Kosovës.

“Është pamundësuar në mbledhjen e kaluar të Kryesisë për shkak se nuk kishte kuorum, këtë herë kishte kuorum prej katër anëtarëve dhe u morë vendim që nisma e deputetëve për shfuqizim të shkojë në shqyrtim në Qeverinë e Kosovës. Pra ka një avancim të kësaj nisme”, ka thënë Konjufca./Indeksonline/