23:51 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shijojini dy “perlat” e Pepes nga gjuajtja e lirë për Arsenalin

Arsenali arriti në minutën e fundit të shtesës të realizonte fitore ndaj Vitoria Guimares.

Nicolas Pepe me dy gola nga gjuajtja e lirë, riktheu rezultatin për “Topçinjtë” dhe ua siguroi fitoren.

Ai u inkuadrua në minutën e 75-të, ndërsa në të 82-tën realizoi golin e parë dhe të barazimit, shkruan Indeksonline.

Ndërsa në minutën e tretë të shtesës, Pepe shënoi sërish nga gjuajtja e lirë dhe “elektrizoi” fansat e Arsenalit në “Emirates”./Indeksonline/