22:01 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Shikoni këtë Tesla Model 3 plotësisht autonome

Tesla po bën premtime të mëdha në lidhje me makinat autonome, dhe për të mbështetur këto premtime – të cilat përfshijnë lançimin e një sërë robo-taxi maksimumi deri në vitin e ardhshëm – kompania lëshoi një video të re duke demonstruar aftësitë vetë-drejtuese të një Tesla Model 3.

Videoja tregon një Model 3 duke drejtuar makinën vetë pa ndërhyrjen e “shoferit”. Sigurisht që nevojitet ndërhyrja për të përcaktuar destinacionin në sistemin e navigimit të makinës.

Kemi parë video të tjera të makinave të Tesla të cilat pak a shumë voziten në mënyrë autonome në autostrada.

Por në këtë video, Model 3 vozit në të gjitha llojet e rrugëve, duke marrë kthesat, duke ndalur para semaforit – të gjitha këto i bën vetë.

Përshkimi i gjithë rrugës, e cila është rreth 20 km, merr 18 minuta për tu kompletuar (videoja është e përshpejtuar).